Gjatë lidhjes live me të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilën Alketa Vejsiu e ka bërë traditë ccdo javë në YFSF, sonte pyetja se cilat këngë do të donin të dëgjonin javën e ardhshme, kishte sërish shumë kërkesa për këngët shqiptare. Mes shumë të propozuarave që Alketa lexoi live, ishte edhe një këngën e hershme e Ardit Gjebreas, e cila kastin e ktheu në kujtime, ndërsa Oltën, te pika e saj e dobët. Pasi këndoi edhe ajo pak nga “Makina e memorias”, tha se vdes për Arditin si këngëtar: “Po e them për herë të parë publikisht. I kam thënë disa herë Arditit: po bëj një këngë mor burrë, bëj një këngë se unë vdes për ty. Por ai gjithmonë “si kështu, si ashtu...” Tani e kam menduar dhe e kam vendosur. Do hap një fushatë që të Arditi të bëjë një këngë” – tha aktorja duke iu lutur edhe publikisht Ardit Gjebreas.

Dhe nuk është e vetmja... Të gjithë do t’i bashkohen fushatës së Oltës, me siguri!