Është Betarix Ramosaj ajo që mbrëmjen e djeshme ka marrë vlerësimin maksimal të Albi Nakos. një prej performancave më të mira të realizuara nga Trixa: “Më vjen keq që jam në këtë pozicion, por e them me plot gojën që sonte ke qenë shumë më lart se Florence & The Machine” – tha Albëria pas interpretimit të Trixës; “Ke shkëlqyer, bravo, bravo” ishte vlerësimi i Olta Gixharit dhe maksimal gjithashtu edhe i Arian Òªanit.
Trixa i falënderoi të gjithë për vlerësimet maksimale që i dhanë mbrëmë, por më shumë është lumturuar kur flet Albi Nako, koreografi i trupës së baletit në Tv Klan.
Pasi ka postuar një pjesë nga performanca e mbrëmshme në profilin e saj në Instagram, duke ndarë me miqtë virtualë edhe emocionet që i ka dhuruar ajo, ndryshe nga të gjitha të tjerat: “Një performancë ëndërr, magjike e realizuar me shumë dashuri. Javë pas jave në "Your Face Sounds Familiar" kur i ndaj këto performanca me ju them "Oh Po, kjo është performanca ime më e mirë", POR këtë javeë, sinqerisht kjo ishte performanca që tregonte më shumë se kurrë vlerat e mia vokale dhe një interpretim si asnjëherë tjetër. E shijova Ò«do sekondë në skenë…. Faleminderit shumë @albi_nako DANCE për performancën përrallore.”
Pas kësaj performance, duket se Albi ka mbetur mjaft i kënqaur me rezultatin, madje, sipas tij, ishte pikërisht ajo që duhet ta kishte fituar kupën mbrëmjen e djeshme: “Ke shkëlqyer mbrëmë, si gjithmonë, ti je fituesja…”
E zgjodhi, e vendosi… tani që edhe pak javë na ndajnë nga finalja, një prej emrave që pretendon fitoren është edhe Trixa, pa dyshim.