Për të gjithë vitet kalojnë, por për Mihrije Brahën duket se koha ka ngrirë.

Dhe më e veçanta këtu, është se këngëtarja është shumë e vetëdijshme se duket në formën e saj më të mirë, duke mos u treguar aspak modeste. Dhe të themi të drejtën, nuk ka shumë vend për modesti këtu.

Mihrija ka postuar një foto në pishinë, mbi të cilën shkruan “Në top formë, kjo jam unë”. Ajo është 50 vjeç, por pamja e saj është në kundërshti me moshën.

Pavarësisht spekulimeve të shumta, se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, ajo i ka mohuar kategorikisht duke thënë se për pamjen e saj i detyrohet natyrës, por edhe përkujdesjes së vazhdueshme.

Duket se përveç se talentit, familjes së shëndetshme, ajo është bekuar nga Zoti dhe me bukuri të përjetshme. Sa njeri me fat Mihrija.