Tashmë besojmë se Luana nuk mund të fshihet më.

Këto foto vërtetojnë më së miri dhe bukuroshja Luana Vjollca dhe biznesmeni nga Kosova Krenar Çoçaj janë bashkë. Ditën e tij të lindjes, Krenari ka zgjedhur që ta festojë me njerëzit të tij më të rëndësishmë, dhe sigurisht pjesë e tyre është bërë tashmë edhe Luana.

Nga foto duket se nuk ka qenë aspak një ditëlindje siç na përcolli bukuroshja më herët, një natë romantike në praninë e njëri tjetrit, por e kundërta.

Një super party mes miqve, me muzikë popullore ku të gjithë kanë kërcyer dhe kënduar.

Pas shumë kohësh, ku nga njëra anë mediat nuk reshtnin së shkruari se Luana është në një marrëdhënie me Krenarin, nga ana tjetër moderatorja e mohonte, erdhi dhe konfirmimi.

Ah moj Luana sa na ke 'lodhur', gjithsesi ia ka vlejtur pritja. Urime, jeni një çift shumë i bukur.