Shtatzënia e Elona Duros ishte një e papritur për publikun. Pak e dinin që ajo ishte e dashuruar dhe kishte një partner, edhe pse në profilin e moderatores së qeshur, Lorenc Goga është mjaftueshëm i pranishëm.

 

Happy Birthday Love..❤. Forever me ty Forever young

A post shared by Elona (@elonaduro) on

Megjithatë, shtatzënia dhe një martesë që u nis për të qenë celebrim dhe u bë një festë e bukur në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ua ngulitën të gjithëve lajmin që Elona Duro tani është çift.

Në një intervistë për Palomën ajo ka treguar gjithë historinë që nga fillimi. Ka pasur pjesë që kanë rrjedhur ndryshe nga ç'e kishte menduar, por ka pasur dhe të tjera që i kanë planifikuar, siç ishte një fëmijë. Edhe pse janë bashkë prej vetëm një viti, Elona dhe Lorenci, ndryshe dhe nga ç'mund të imagjinohet, e kishin planifikuar një fëmijë dhe u lumturuan shumë kur mësuan që do e kishin.

Ishte forma klasike, një test shtatzënie në mëngjes dhe vrapi për te shtrati për t'i thënë partnerit lajmin e bukur...i cili mbeti paksa i habitur si kishte ndodhur kaq shpejt për t'iu dorëzuar më pas të dyve gëzimit...

Është një histori që duket sikur ka rendur shumë shpejt, por e rëndësishme është që të dy ndihen mirë. As Elona nuk e kishte menduar që do të shkonte kështu. Ata janë njohur në një Club dhe që nga ajo natë kanë qenë gjithmonë bashkë...Tani, siç tregon ajo për Palomën, i kujtohet sesi dikur u thoshte vajzave të tjera që nuk gjendet mashkulli në club, por ja që mund të ndodhë edhe kështu. Nuk ishte ajo skena e mashkullit të krekosur, që tenton të bëjë për vete vajzën duke shfaqur pasurinë dhe pozitën e tij, ishte thjesht një dashuri e shpejtë.

"Është e çuditshme ajo që ndodh me njeriun. Unë kam qenë një paragjykuese që u thosha vajzave që s'do ta gjejnë kurrë një mashkull në një Club, kur unë vetë e njoha në një ambient të tillë dhe u shndërrua në burrin tim. Madje as nuk nisi nga këta djemtë bukuroshë që kanë një pozicion të mirë, d.m.th. ne u dashuruam aq shpejt sa më vonë e kemi marrë vesh se çfarë secili prej nesh. Lërini gjërat të vijnë kur duan të vijnë, pa formula dhe receta të gatshme", ka thënë Elona Duro.

Elona jetonte vetëm në atë kohë dhe menjëherë nisi të bashkëjetonte me Lorencin. Ai është menaxher i një kompanie italiane call center-ash, ndërsa Elonën e njohim të gjithë, moderatore në disa programe televizive dhe radiofonike.

 

Facile.it Facile.it Facile.it

A post shared by Elona (@elonaduro) on

Lajmi për pritjen e fëmijës gëzoi veç tyre edhe familjet. Prindërit e Lorencit jetojnë në Itali, siç ka treguar Elonën dhe vjehrra e saj është njeriu që po gëzon më shumë dhe e ka mbushur që tani nipin me një mal me dhurata.

 

Per te dashurit e zemres.. Family..

A post shared by Elona (@elonaduro) on

Ndërkaq edhe dasma ishte thuajse e pamenduar. Ata kishin menduar një celebrim për t'i dhënë mbiemrin e babait fëmijës, që tani e ka dhe moderatorja, por e motra e Elonës, nuk donte të ishte aq i thjeshtë dhe i kërkoi të ftonte disa njerëz, që nga 15, u bënë 50 dhe pastaj 100, por që duhet të uleshin në 75 sepse tarraca e Bashkisë nuk mbante aq shumë. Zgjodhën edhe veshjet, një fustan që Elona të dukej bukur, por të ndihej edhe mirë dhe një kostum për Lorencin.

Gjithë të pranishmit tregojnë lirshmërinë e nuses që duket edhe në foto, megjithatë një çast emocionues përjetoi edhe ajo. Çastin kur i vendosi të atit krahun për të shkuar drejt Lorencit.

I është dukur i gjithi si film, që nisi pikërisht në atë çast me buzëqeshjen e saj të veshur në fytyrë dhe që shpreson të zgjasë gjithë jetën. Tani pret e qetë nisjen e jetës familjare, ku ai gatuan dhe ajo hekuros, kur mblidhen në shtëpi bashkë e hanë një pjatë të ngrohtë dhe shkëmbejnë një bisedë edhe më të ngrohtë. Mund të duket si tradicionale, por duke njohur tipin e Elonës e besojmë kur thotë që nuk është nusja tradicionale, është thjesht një vajzë që ka mësuar ta marrë jetën si t'i vijë.

Nëse ende ka njerëz që mendojnë që i ka bërë gjërat shumë shpejt, përfshirë edhe martesën, që ata fillimisht menduan ta bënin pas lindjes së fëmijës, por kjo që nisën iu doli edhe më e madhe sesa ato që organizohen për një vit, Elona iu jep zemër.

"Një këshillë mund ta them. Për sa kohë e ndjeni dhe e doni aq shumë, bëjeni. Mos jini peng të faktorëve të jashtëm, pushimet, fisi, lekët se do ngeleni pa martuar. Historia ime tregoi që brenda një kohe të shkurtër mund të bëhen shumë gjëra, dhe të bukura madje".

Këshillë nga Elona Goga!