Natyra ka qenë gjithmonë frymëzim për artin. Së fundmi në kriporen e Vlorës, ujërat kanë marrë një ngjyrë salmoni, që piktorët duhet të rrinë orë të tëra për ta riprodhuar në telajot e tyre...Fotografia është sigurisht më e shpejtë. Orsola Mema dhe ekipi i Class Photography nuk e kanë humbur mundësinë për ta pasur këtë trill të natyrës në sfondin e setit më të fundit që prezanton koleksionin e ri të fustaneve të mbrëmjes të dizenjuara dhe realizuara në atelienë Class.

Foto: Orsola Mema, Class Photography

Mes stilit trendy dhe klasik, krijimet e reja theksojnë linjat femërore, dekoltenë, belin e hollë duke sjellë një balancë të prerjeve të strukturuara me materialet fluide që i merr era, tejdukshmërisë dhe motiveve, detaje argjendi dhe lule 3 D, për të veshur imazhin e një femre romantike, elegante dhe moderne.

Koleksioni sapo është prezantuar në publik dhe gjendet në atelienë Class duke mbartur ende, edhe pse në mes të Tiranës, flladin e bregdetit dhe kripën e misterit, dedikuar të gjitha femrave të paparashikueshme, si lagunat...

Foto Orsola Mema, Class Photography

Modele: Alesia Ahmetaj

Grimi dhe flokët: Erjona dhe Monaliza, Class Makeup Studio

Video: Anri Shuka