Aktori i humorit Florjan Binaj ka festuar sot ditëlindjen e 32-të mes familjarëve të tij. Përmes një fotoje portret me njerëzit më të dashur, Flori e ka ndarë gëzimin e festës dhe emocionet e kësaj dite të veçantë edhe me miqtë e rrjeteve sociale.

Prindërit, vëllai, bashkëshortja dhe Krena, vajza 3-vjeçare e Florit ia plotësojnë gëzimin e këtij portreti familjar aktorit të humorit, por mungon Glauk, djali i vogël i Florit dhe Sadinës. Ai është fotografi? 10 muajsh?

Nuk është vetëm ky quiz-i i aktorit. Pa e lënë mënjanë humorin edhe këtë herë, Flori na vë edhe një herë në “lojë” me mesazhin me të cilin ndan gëzimin e ditëlindjes së tij: “Është shumë e bukur të festosh 8-vjetorin për herë të 4-t me familjen tënde, edhe pse jo të gjithë kishin mundësi të ishin këtu! Për të gjithë ata që pyesin ku e kam çunin, po foton kush do na e bënte?!”

“Urime ditëlindjen e 32-të për herë të parë”, – shkruan dikush në komente. Ata që duan ta zbërthejnë mesazhin, le të bëhen pjesë e grupit në profilin e tij. Ne të tjerët po mjaftohemi duke i dërguar aktorit urime të përzemërta.