Labinot Gashi dhe e fejuara e tij, Qëndresa Bajrami dje festuan martesën e tyre me familjet. Labi e mori Qëndresën me tren nga Prishtina në Pejë për të mos e humbur traditën në një dasmë që do të kishte dhe shumë detaje moderne.
Megjithatë, sot ai po organizon një tjetër festë, këtë herë me shoqërinë. Prive.al shkruan që do të jenë të ftuar një pjesë e madhe e artistëve të njohur të Kosovës.
Sipas këtij burimi, Dani, Shkurte Gashi dhe NRG Band me Besnik Qakën, të martuar vetëm dy javë më parë, do të jenë këngëtarët e ftuar. Ndërkaq nga fotot e postuara shihet që atmosfera është shumë moderne me mbulesa të errëta tavolinash dhe ndriçim vjollcë.
Agnesa Vuthaj, Andrra dhe Sinani kanë postuar çaste nga atmosfera dhe pamjen e veshjen e tyre.
Edhe Irena Kita.
Edona Llalloshi ka postuar një foto me bashkëshortin.
Antigona Ramosaj, e kuruar dhe elegante...
Edhe pse kanë shpenzuar energji mbrëmë, me siguri çifti dhe të ftuarit do dinë t'i gëzohen edhe kësaj feste të dytë e ndoshta më të zjarrtë sesa e para.