Lori po vazhdon të zbulojë foto nga festa e ditëlindjes së saj dhe shkëlqejnë të gjitha. Aryse nuk është thjeshte tema gold, por edhe sharmi i saj dhe vajzave të ftuara, fustanet e tyre dhe të qeshurat vezulluese.
Me një fustan të shkurtër me rripa të hollë dhe sandale të larta gjithashtu me rripa, fashionistja duket shumë elegante dhe sensuale në festën e saj, por edhe motrat dhe mikeshat nuk mbeten pas.
Sara ka zgjedhur gjithashtu një fustan të shkurtër, me taka të larta, ndërsa Redia si e shihni apo e keni parë, gjysmë të ekspozuar, sepse asaj nuk i pëlqen publiciteti, ka veshur balerina të sheshta.
Torta është gjithashtu gold, si dhe tullumbacet dhe gjithë dekori.
Por më shumë nga të gjitha shkëlqejnë vajzat.
Nuk kanë munguar çastet e ngrohta të mbushura me dashuri si ky përqafim i Sarës me të ëmën.
Ide e artë, kjo ditëlindje me temë gold!