Nëse keni plan të martoheni, por keni një buxhet të ulët, nuk është e nevojshme që të merrni para borxh, apo më e keqja të shtyni ditën e dasmës.
Ne po ju japim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë për të bërë një dasmë shumë të bukur, por duke shpenzuar pak.
Martohuni jashtë sezonit të dasmave
Nëse vendosni që dasmën tuaj ta bëni në vjeshtë ose në dimër, do të keni mundësi që të gjeni shumë lehtë restorantin që ju keni ëndërruar, por gjithashtu edhe më lirë.
Koktej në vend të një banketi
Nëse keni një buxhet të kufizuar, një formulë që po aplikohet gjithnjë e më shumë është kokteji. Me më pak para, mysafirët tuaj do të ndihen mirë dhe shumë të kënaqur.
Veshja e nuses dhe dhëndrit të merret me qira
Askush nuk do ta dijë nëse veshja e çiftit është e blerë apo e marrë me qira, ky është detaji më pak i rëndësishëm për të ftuarit, kështu që shfrytëzojeni sa më mirë. Në ditët e sotme, ka shumë dyqane që ofrojnë këtë lloj shërbimi në treg.