Ne kemi një mendim të gabuar për shoqërueset e nuses.

Thjesht ata i shohim si një ‘dekor” shumë i bukur për fotot, por nuk është ky funksioni i tyre. Nëse je e ftuar nga shoqja jote, e cila së shpejti do të martohet, për të qenë shoqëruese, atëherë përgatitu, pasi sapo ke marrë disa përgjegjësi shtesë.


Cilat janë detyrat e shoqërueses së nuses:
Të ndihmojë nusen që të veshë fustanin e saj e që make up-i të jetë sa më i freskët në çdo moment të festës
Të kujdeset për nusen për çdo gjë që ajo dëshiron në ato momente (ujë, ushqim etj)
Të shkojë e para tek restoranti ku do të mbahet dasma dhe të shikojë nëse është gjithçka OK
Të ndihmojë të ftuarit që të ulen në vendin e tyre. Ata adhurojnë që të shohin shoqërueset e nuses përreth
Të përgatisë një fjalim përpara ceremonisë së celebrimit. Njerëzit i adhurojnë fjalimet e bukura
Të kujdeset për fustanin e nuses teksa ajo po kërcen
Të ndihmojë nusen me buqetën e luleve. Gjithmonë duhet të përgatisni një buqetë rezervë lulesh, për çdo rast
Të ndihmojë të sapomartuarit që të mbledhin dhuratat
Dhe e fundit, po jo për nga rëndësia, t’i japë suport moral nuses pasi kjo është ajo për të cilën ka më shumë nevojë një vajzë në ditën e saj më të rëndësishme