Nëse do të bëni një vizitë të shkurtër në profilet e disa blogereve të njohura shqiptare, me siguri një prej fashionistave që do t’ju tërheqë vëmendjen është Anxhelina Kotorri, një bionde bukuroshe, e cila ka gjithmonë një zgjedhje unike për ditën. Që nga veshjet klasike, ngjyrat e forta, kombinimet për çdo stinë  e deri te veshjet më të guximshme e ekstravagante, Anxhelina di gjithmonë të godasë dhe të jetë frymëzim për vajzat e reja të brezit të saj.

Përveç blogut, ku poston foto të çdo sezoni të ri, suksesi i Anxhelinës është më i dukshëm në Instagram. Sot, ajo numëron 30 mijë ndjekës që presin ç’do të veshë ajo një ditë a një tjetër.

Por ajo që e ka bërë më të suksesshme Anxhelinën në profilet sociale është një deklaratë e pak kohëve më parë kur ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Nëse për të gjithë ne ishte krijuar ideja se të qenit blogere do të thotë të kesh veshje me emra markash të njohura, të bësh blerje me çmime marramendëse, për Anxhelinën nuk është kështu. Stil, sipas saj, nuk krijon vetëm me çmimet marramendëse e markat origjinale, por edhe me fake. Dhe ç’është më e rëndësishmja, mes blogereve të njohura shqiptare, Anxhelina e di se shumica e tyre nuk pranojnë se një pjesë të mirë të gjërave që veshin janë gjithashtu false:

Unë e them seriozisht dhe sinqerisht dhe nuk e kam aspak problem. Një pjesë e mirë e blogereve i kanë fake dhe nuk e thonë. Sigurisht, edhe unë nëse do të kisha mundësi, do të merrja veshje origjinale. Por sërish e mendoj. Përveç mundësisë, them se para se të marr një çantë markë 4000 – 5000 euro, me këtë shifër mund të pasuroj gardërobën dhe të postoj foto pa fund me gjëra të reja. Më parë, thosha se po të kem mundësi një ditë, mund ta marr edhe unë një Guçi, por e di që do ta vesh me 10 outfits, ndërsa nëse i kam fake, kam më shumë sasi. Unë jam më shumë për sasinë sesa për cilësinë, sepse nuk do ta mbaj një veshje gjatë gjithë jetës”, – tregon Anxhelina për Pop Culture.

E pyetur nëse pas deklaratës se përdor më shumë fake sesa veshje origjinale, ka pasur reagime, Anxhelina tha se i janë shtuar ndjekësit në Instagram dhe në adresë të saj kanë shkuar edhe shumë mesazhe që e kanë përgëzuar për siqneritetin.

Në të fund të fundit, stili unik nuk krijohet vetëm me marka. Nëse ke stil, origjinalitet dhe je e apasionuar pas modës, atëherë mjafton që të jesh unike: “Ke stil unik” është vlerësimi më i mirë që mud t’i jetë bërë ndonjëherë Anxhelinës dhe për këtë, nuk ka fare rëndësi nëse stili është krijuar me fake.

 

"if you had to make a list of the things you love , how long would it take for you to name yourself ?! " Uni Day -ð??? '

A post shared by A N G E L I N A ' S L O O K B. (@angelinas.lbook) on