Ajo është një personazh shumë i njohur i artit shqiptar. Anna Lika është një vajzë e re, plot energji dhe është një nga konkurrentet më energjike në Dance With Me Albania. Ajo ka mbaruar Universitetin e Arteve për aktrim. Anna ka spikatur për humorin dhe batutat që nuk i mungojnë asnjëherë. Por jo vetëm kaq. Gjatë eksperiencës së saj në DWM ajo ka rënë në sy edhe për aftësitë në kërcim.
Të hënën e kaluar, në spektaklin e kërcimit, Anna bëri një deklaratë shumë të ndjerë për dashurinë e jetës së saj. Po cili është profili i Annës në dashuri? Sekretet, ajo i zbulon ekskluzivisht për revistën Class.
Dashuria e parë, të kujtohet?
E kujt nuk i kujtohet...
Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?
Kjo e fundit.
Në dashuri, ia vlen të ngulësh këmbë?
T’i ngulësh të dyja madje.
Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?
2 shishe vere.
Strategjia e joshjes. Cila është jotja?
Nuk më nevojitet strategji.
Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?
Nuk duroj dot asnjë lloj mashkulli, përveç njërit.
Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?
Thjesht jam vetvetja. Nuk përdor gjë.
Shqisa më e rëndësishme në dashuri?
Shqisa e të shijuarit (qesh).
Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?
Me shapka me gisht kam qenë, më duket, dhe me xhinse të shkurtra.
Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
Jo, është shenjë konfuzioni.
Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
Unë e kam menduar pak kohë.
Serial lover-at i shmang apo të joshin?
Nuk më kanë rastisur të tillë.
Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
Pasurojnë njëra-tjetrën.
Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
20 (qesh.)
Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
Tërheqje e të kundërtave.
Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
Të shihemi në sy.
Sakrifica apo lule dashurie?
Sakrifica dhe pastaj një tufë me lule.
Bëjmë një bilanc të historisë suaj?
...
Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
Nuk e di, duhet të pyes.
Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?
Mund ta përmbledh me një emër?
Dashuron shumë? Apo mesatarisht?
Më shumë se ç’duhet.