Vajza më e bukur në botë është zgjedhur Manushi Chhillar, përfaqësuesja e Indisë.

Ajo ka arritur të rrëmbejë kurorën e bukurisë “Miss World 2017” në ceremoninë e organizuar në Kinë. Bukuroshja 20 vjecare i sjell këtë titull vendit të saj, 17 vjet pas Priyanka Chopra-as.

Chhillar mundi në këtë garë 180 vajza, mes tyre Stephanie Hill e cila u zgjodh shoqëruesja e parë e miss-it dhe Andrea Meza, shoqëruesja e dytë, përkatësisht miss Anglia dhe miss Mexico.
Chhillar ka studiuar për mjekësi në Shkollën e Shën Thomasit në Nju Delhi.


Ajo ka pasion baletin klasik, zhytjen dhe një nga dëshirat e saj është që të hapë disa spitale në zonat rurale.