Meritoni ka ndryshuar disa herë pamjen gjatë këtyre javëve të Dance with me.

Partneri i Rovenës në spektaklin e kërcimit, fillimisht erdhi me flokët e tij ngjyrë gështenjë paksa të rritur. Papritur, një prej ditëve, ai u shfaq me flokë të verdhë, duke na kujtuar Eminemin.

Disave do u jetë dukur një trill, por Meritoni u shfaq edhe një javë më pas me ato flokë. Ishte një shaka serioze. Megjithatë, as ky model flokësh nuk rezistoi gjatë.

Meritoni i ka prerë flokët të shkurtra fare dhe i ka dalë ngjyra e tij natyrale. Këtë mbrëmje do e shihni me këtë model, nëse këto orë nuk i përdor për të përgatitur një surprizë të re.

 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi) on

E meriton kupën e ndryshimeve në pamje.