Kate Middleton tani mund ta mbulojë barkun lehtësisht me pallto. Sot, ajo është shfaqur me një pallto treçerekëshe, me disa detaje që e thyejnë ngjyrën e zezë që ia mbulon plotësisht barkun.

Dukesha ka veshur një palë xhinse të ngushta dhe një palë çizme kamoshi poshtë gjurit për të plotësuar pamjen, të njëjtat që kishte veshur herën e fundit kur u shfaq në publik, një javë më parë. Kjo nuk është gjë e re tashmë. Sakaq vëmë re që dhe për veshjen e mëparshme më 14 nëntor gjatë një vizite në një qendër fëmijësh në Londër, palltoja, edhe pse me një ngjyrë rozë të zbehtë, është i të njëjtit model, treçerkëshe, vizualisht pa kopsa dhe me një hark të vogël në fund të saj.

Ndoshta ka gjetur modelin ideal për të mbuluar barkun, që në të vërtetë e gjithë bota po pret ta shohë të duket. Me dimrin para, do jetë e pamundur.