Së shpejti do kemi sërish dasma VIP.
Teksa e gjithë vëmendja ishte tek këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, pas propozimit që kishte marrë për martesë në Vjenë, tek unaza ne gurë diamante apo edhe partneri i saj, në mbrëmje një tjetër bukuroshe na zbuloi se shumë shpejt do të martohet. Ishte Afërdita Dreshaj që shkruante në një postim në Instastory se i kishte thënë ‘po’ partnerit të saj, hokeistit çek, Jakub Kindl pas një propozimi si në ëndrra.
Gjithashtu na “premtoi” se do të na sillte foto të reja nga ky moment magjik dhe kështu bëri.
Fotot që kishim parë deri më tani, nuk janë asgjë krahasuar këtyre të fundit që ka postuar bukuroshja. Mund të shohim me detaje tashmë: veshjen e Afërditës, unazën, pamjen perfekte, trëndafilat e kuq, qirinjtë… dhe dedikimin po aq të bukur që Afërdita i ka bërë Kindl.
“Nata e kaluar ishte aq magjike, njeriu i ëndrrave të mia, dashuria e jetës sime më kërkoi të martohesha me të ! Mezi pres që të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty… Gjithmonë mbreti im! 2017/12/21”, ka shkruar ajo.