
Pak javë më parë, Erik Fullani ishte i ftuar në “Rudina”, nga ku nuk shpëtoi pa treguar disa detaje për jetën private. Pas surprizës së madhe të ditëlindjes së tij pak kohë më parë fshihej pikërisht ajo, Maria Kiara, emrin e së cilës Eriku ia kishte vendosur edhe picës së tij të preferuar dhe më të shitur në restorantin që ka hapur së fundi.

Megjithatë, siç tha ai, nuk kishte shumë dëshirë të zbulonte dhe të tregonte më shumë për Maria Kiarën (sepse ma marrin më sysh), veçse është studente në një universit privat në kryeqytet dhe kalon kohë në biznesin e Erikut.

Çifti janë bashkë prej më shumë se një viti, por kanë ditur ta ruajnë mirë privatësinë nga sytë kureshtarë.

Megjithatë, IvTv ka publikuar disa foto ku Eriku dhe Marina Kiara kanë qenë bashkë në evente të ndryshme në Tiranë.

Thuhet se Maria Kiara është vajza e një biznesmeni të njohur në vend, ndaj edhe ajo, ashtu si edhe partneri i saj, ndan pasionin për jetën luksoze, për stilin e jetës së shëndetshme, por edhe pasionin për modën.

Bukuroshja bionde, në këto foto duket e lumtur në krah të Erikut. Por edhe ai paska të drejtë që e ruan nga “syri i keq”.


 
                                     
                                     
                                     
                                    