Dashuria me shikim të parë për modelen Kristina Baki nuk ndodh. Dy njerëz mund të pëlqehen kur takohen për herë të parë, por nuk mund të bien në dashuri, sipas modeles.
Bukuroshja duket e vendosur në përgjigjet e saj në pyetësorin e dashurisë që kemi realizuar me të. Kristina është një vajzë e qetë, e brishtë, dhe duke e qenë e tillë, do bënte vetëm 2 çmenduri për dashurinë.
Ajo nuk është si shumica e vajzave që kur dalin në takim me djalin që pëlqejnë të hedhin poshtë të gjitha rrobat që kanë në garderobë.
Kristina edhe në takim ka shkuar e veshur thjesht, si në çdo ditë të zakonshme të saj, pa e ekzagjeruar. Një dashuri ideale e Kristinës, do ishte ne breg të detit, duke ngrënë spageti dhe duke shijuar muzikën pop.
1-Dashuria e parë, të kujtohet?
-Po.
2-Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?
-Pse jo, zbulim.
3-Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?
-Deri diku po. Por jo shumë këmbëngulje.
4-Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?
-Për mua një marramendje e lehtë.
5-Strategjia e joshjes. Cila është jotja?
-Buzëqeshja.
6-Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?
-Meshkujt me dy fytyra, mashtruesit.
7-Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?
-Pamjen, trurin dhe pak humorin.
8-Shqisa më e rëndësishme në dashuri:
-Të gjitha, por do të theksoja shikimin.
9-Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?
-Thjesht si në çdo ditë tjetër, xhinse, bluze, atlete dhe shumë pak grim.
10-Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
-Ndoshta, por më shumë mendoj se është entuziazëm dhe emocion i momentit.
11-Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
-Më e menduar, shikimi i parë është thjesht pëlqim nuk është dashuri.
12-Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
-Dashuria-seksin më shumë, mendoj se është më i rëndesishëm seksi kur ka dhe dashuri brenda.
13-Serial lover-at i shmang apo të joshin?
-Edhe më joshin edhe i shmang.
14-Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
-Nuk e di, mbase dy do ishin mjaftueshëm.
15-Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
-Varet, por për momentin tim po zgjedh ngjashmerinë.
16-Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
-Të shihemi në sy si fillim që më pas të shkojmë në të njëjtin drejtim.
17-Sakrifica apo lule dashurie?
-Lulet janë shumë të bukura, por absolutisht që zgjedh sakrificën.
18-Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
-Ka shumë gjëra brenda që të bëjnë ta kuptosh, koha, sakrifica, ndjenjat, përkushtimi dhe dashuria pa kushte që i fal dhe të fal.
19-Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?
-Në plazh, spageti dhe muzika pop.
20-Dashuron shumë? Apo mesatarisht?
-Dashuroj mesatarisht.