Botimet Pegi kanë sjellë në shqip, librin e Primo Levi-t “Armëpushimi”.

Përkthyer nga Aida Baro, kjo dëshmi rrëqethëse e autorit italian me origjinë hebreje përshkruan rrugën nga Aushvici drejt Italisë pas përfundimit të Luftës.

I harruar, grupi i të mbijetuarve, endet drejt vendlindjes. Është vazhdim i “A është, vallë, njeri…?” ku Levi përshkruan jetën në kamp.

Një libër shumë i vlerësuar nga kritika për të vërtetat që mbart.

Pegi e sjell në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës për Holokaustin, 27 janar, ndërkohë që promovimi i romanit do të bëhet të martën, më 23 janar në Tulla Culture Center, me pjesëmarrjen e kritikut italian Giovanni Tesio dhe profesores shqiptare Diana Kastrati.