Vëmendje, vëmendje, vëmendje! Të gjitha nuset që kanë planifikuar ditën e dasmës dhe ende nuk e kanë prenotuar fustanin e tyre, kanë një mundësi shumë të mirë për ta gjetur atë më lirë se kurrë dhe më të bukur se ç’mund ta kenë imagjinuar ndonjëherë… Jeni thjesht me fat, kaq e thjeshtë!
Vendimi i marrjes së fustanit të nusërisë me qera për të shmangur shpenzimet e tepërta, është kthyer tashmë në traditë në vendin tonë e rastet kur një fustan mund të shitet lirë janë shumë por shumë të rralla…
Blerja e fustanit të nusërisë konsiston në një kujtim që do të zgjasë përgjithmonë, duke marrë me vete të gjitha momentet më të bukura të ditës suaj më të rëndësishme e duke i ruajtur ato në një objekt që nuk do të zhlerësohet assnjëherë, në fustanin e bardhë... Dëshironi edhe ju ta blini fustanin e nusërisë?!
Nëse po, kemi një lajm shumë të mirë! Në Class by Alketa Vejsiu do të gjeni fustanin tuaj të ëndrrave me një çmim që nuk e keni menduar dhe do të dashuroheni me të çdo moment deri në ditën e dasmës suaj.
Sekreti i këtyre fustaneve qëndron pikërisht në çmimin që ato kanë në etiketë, është i njëjtë me atë të qeradhënies por mbart në vetvete një vlerë shumë më të madhe… E kishit menduar ndonjëherë që me 100. 000 lekë do të bënit tuajin një fustan nusërie? Me siguri që jo por në Class kjo gjë bëhet e mundur për të gjitha vajzat!
Me një koleksion që nuk njeh kohë dhe që mbetet gjithmonë në modë, Class ju njeh me tendencat e fustaneve të nusërisë që mund të bëhen tuajat për t’ju shoqëruar në çdo hap që do të hidhni në rrugëtimin tuaj të ri...
Vizitoni showroom-in Class by Alketa Vejsiu për të parë më nga afër këto dhe të gjithë fustanet e tjerë që ofrohen në outlet me çmimet më të mira në kryeqytet!