Ndërkohë që jeni duke pritur momentin e magjishëm për t’ju përgjigjur pyetjes më të dashur, ose nëse jeni “ai” që do të ulet në gjunjë për ta drejtuar këtë pyetje, mos harroni: Propozimi për një bashkim të përjetshëm, nuk do të harrohet asnjëherë!

7 gjërat që duhet të konsideroni përpara se të bëni një propozim perfekt janë si më poshtë:

1.       Së pari, konsideroni si fillim zgjedhjen e unazave të dy së bashku: Nga studimet, 1 në 4 çifte dëshirojnë ta zgjedhin unazën duke marrë parasysh preferencat e secilit.

2.       Mbajeni momentin e propozimit surprizë: 89% preferojnë ta kenë propozimin në një moment të papritur.

3.       Mendohuni dy herë nëse do bëni një propozim përpara miqve apo familjes: 73% preferojnë të kenë një propozim privat (vetëm çifti) ndërkohë që 21% kanë favorizuar propozimin në publik me njerëzit e dashur.

4.       Mos përfshini kamerat në këtë mes: Ndryshe nga perceptimet e njerëzve për të dokumentuar çdo gjë që përcjell emocion, ky rast bën përjashtim! Vetëm 1 nga 3 çifte (14%) dëshirojnë që propozimi i tyre të mbetet i regjistruar në një kamera.

5.       Gjeni një pikë jashtë shtëpisë për ta bërë këtë gjë: Vetëm 5% dëshirojnë që ta marrin propozimin me rehatit të shtëpisë.

6.       Mos u stresoni për të bërë një propozim gjatë pushimeve: Edhe pse duket si një ëndërr e bërë realitet, vetëm 18% e çifteve dëshirojnë të bëjnë/ marrin një propozim gjatë pushimeve.

7.       Mos mendoni për të bërë një festë për këtë gjë, vetëm 12 % e çifteve e preferojnë! Shijoni si fillim momentin e dashurisë e më pas mendoni ta ndani atë me familjen dhe miqtë.

Këshilla më e mirë është që gjatë gjithë kohës duhet të mbani në mend çfarë ajo pëlqen… Në vend që të lodheni duke vrapuar pas detajeve të vogla, mendoni rreth asaj që është e vërtetë për ju si çift dhe bëjini vetes këto pyetje: A i pëlqen ky person surprizat? A keni një datë osë një përvjetor që sipas traditës është special? Pas këtyre, asgjë tjetër nuk ka më rëndësi, ajo do të thotë “PO”!