Çdo vend ka zakonet dhe traditat  e veta. Martesa për shumicën e njerëzve është një eveniment i rëndësishëm. Në Shqipëri, dasmat kanë shumë tradita si në veri ashtu edhe në jug. Kur martohet një tropojane dhe një tepelenas për shembull, kupton sa shumë tradita të ndryshme kanë, edhe pse janë të dy shqiptarë. Gjithsesi, në disa pika të përbashkëta bashkohen veriu dhe jugu. Sot në fakt nuk do të shkruajmë, për traditat e ndryshme që kanë qytetet e Shqipërisë, por për zakonet që ndoshta ju bezdisin nga dasmat shqiptare. Ka disa njerëz që refuzojnë të shkojnë në dasma, pasi ju duket një lodhje e madhe, mënyra e organizimit që ne shqiptarët i bëjmë. Nga ana tjetër ka edhe nga ata që nuk lënë dasmë në fis pa shkuar. Gjithsesi, ne sot do ju listojmë disa nga traditat e dasmave shqiptare, dhe ju zgjidhni se cila ju bezdis më shumë;

1-Hedhja e lekëve për nusen dhe dhëndrin

2-Familjarët që përpiqen t’i vendosin lekët nuses tek pjesa e gjoksit

3-Kërcimi me radhë ku duhet të presësh orë të tëra deri sa të të vijë radha

4-Marrja e nuses me shumë makina

5-Hedhja e orizit me lekë dhe karamele kur nusja hipën në makinë për t’u larguar nga shtëpia e prindërve

6-Qarja e nuses kur largohet nga shtëpia

7-Hedhja e rakisë përpara nuses, dhe thyerja e shishes kur ajo largohet nga shtëpia e prindërve

8-Nusen duhet ta shoqërojë tek makina e burrit një person i familjes

9-Realizimi i dy dasmave, një e nuses dhe një e dhëndrit

10-Lyerja e derës me mjaltë kur nusja shkon në shtëpinë e burrit

11-Kur nusja futet në shtëpinë e burrit i jepet një kulaç, që ajo të ketë bollëk në shtëpinë e re

12-Ajo duhet të futet në dhomën e gjumit me një djalë të vogël, që çifti të gëzohet me një fëmijë të gjinisë mashkullore

13-Nusja duhet të mbajë një hudhër me vete për syrin e keq

14-Djegia e shamisë së beqarisë së dhëndrit