Rikthimi i saj në skenën e "Xing" me Ermalin, ka bërë bujë, po aq sa edhe veshja e saj! Rashel Kolaneci, velina simpatike është vendosur në fokus të portaleve dhe mediave, pikërisht për shkak të dizajnit të veçantë që ka veshja e saj, e cila duket sikur të fut në kurthin e lojës kromatike vizuale: "Shoh apo nuk shoh"!

Sepse njëherë duket si copë transparente që zbulon hiret e saj trupore, e në raste të tjera ajo duket tërësisht e mbuluar. Këtë dyshim,  që me sa duket e ka revoltuar jo pak bukuroshen e ekranit shqiptar, e ka sqaruar vet ajo përmes një postimi të fundit në instagram.

"Jo çdo gjë është ashtu siç duket! Veshja ime body nuk ëshët aspak transparente. Body përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparent. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nude dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë si zhakat e dikurshme që mbanin gjyshet tona nëpër shtëpi. Gazetarët e portaleve jo gjithmonë janë syplasur, por kanë hallin e klikimeve. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa mund të jenë edhe trupeshk. Nuk ka asgjë transparente në veshjen time", shkruan ajo krahas fotos.

Ndërkohë, ka bërë edhe një paralelizëm me Beyonce-n, e cila është shfaqur me të njëjtin model veshje disa kohë më parë, thjesht ndryshon nuanca.