Nuk është klishe, por një gjetje e goditur në industrinë e modës! Për të reklamuar koleksione të reja veshjesh, modelet e përzgjedhura për këtë mision, në fakt duhet të jenë sa më pak të veshura. Duket si një lojë fjalësh, por nuk është e tillë!
Është provuar se të qenit i suksesshëm në një fushë tejet të konkurrueshme, me ide, me çmime, me materiale, me marka dhe emra IN, bën që bota e modës të jetë gjithnjë e "kërcënuar" nga idetë sa më interesante. Dhe seksi është një prej tyre! Seksi shet, dhe kjo nuk është thjesht një moto, por një sfidë e pranuar tashmë në fushatat më të njohura publicitare që kanë rezultuar të suksesshme falë një gjetje të tillë.
Nga fushata e njohur e Calvin Klein, me protagoniste modelen adoleshente asokohe Kate Moss dhe modelin Mark Walhberg, tek prurjet ndër vite të atyre fushatave të modës, që kanë nxitur komente në radhët e stilistëve, modeleve, mediave, etj. Zbulojini edhe ju bashkë me ne!






