
Për shumëkënd mund të jetë një sfidë e përjetshme! Mungesa e flokëve, rënia e tyre në periudha stinësh të ndryshme, flokë të hollë dhe aspak të dendur, flokë me probleme që nuk kanë shkëlqim dhe nuk i japin efektin e duhur portretit tuaj! Problemet mund të jenë gjithëfarësoj, por zgjidhja është vetëm një!

Nova Extensions Center & Paruke është tashmë vendi ku takohen të gjithë ato femra, nga ato që bëjnë jetë të zakonshme, tek personazhet e famshme nga bota e muzikës, filmit, kinemasë, biznesit, etj. Mendja e ndritur dhe duart e arta të administratores së kësaj qendre, Uljanova Çali i kanë dhënë çdo vajze, frizurën e dëshiruar. Me gjatësi të larmishme, modele flokësh të drejtë ose kaçurrel, të lyer, ose natyral, Nova siç e njohin të gjithë është e para në Ballkan që realizon paruke me flokë 100% natyral. Ideja e krijimit të këtij biznesi, lindi shumë vite më parë, kur dëshira për të punuar mbi paruket e ndryshme në sallonin ku Nova ishte e punësuar asokohe, e bën atë që të kuptonte se nuk ishte thjesht e vetëm dëshirë. Ishte pasion për të tjetërsuar modelet e parukeve, trajtimi i tyre, eksperimentimi me ngjyrat, etj. "Atëherë punoja me një kolege ruse, e cila e vuri re talentin tim për paruke dhe më nxiti që të shkoja në Rusi aty ku punonte mamaja e saj që merrej me paruke. Aty e mora zanatin dhe erdhëm e zhvilluam gjithçka këtu", thotë ajo.

Dhe përpara se të vendoste për krijimin e parukes së parë me flokë origjinal, Nova e nisi gjithçka nga vetja, për të kuptuar në thelb ndjesinë e të pasurit të një parukeje në kokë. Ajo vendosi të qeth flokët totalisht dhe të vendos më pas paruken e parë që realizoi me duart e saj. Pikërisht, veçantia e një pune artizanale të kryer me shumë mjeshtëri dhe përkushtim, qëndron në faktin se të tilla paruke janë super komode për t'u mbajtur në kokë. Janë të lehta, kanë shkëlqim, janë shumë afër flokut origjinal dhe ju bëjnë juve të ndiheni rehat në çdo kohë dhe vend.

Mes blerësve të shumtë, ka edhe personazhe VIP, por në mesin e tyre dallojnë ata me nevoja të veçanta. Janë vajza apo gra që trajtohen me kemioterapi dhe që të jenë sa më pranë jetës normale, ato vendosin të blejnë paruke nga të Novës, që i bëjnë të duken se sëmundja nuk i ka prekur apo kërcënuar aspak. Përkundrazi! Duken shumë mirë dhe shumë pranë jetës normale. Por, veçantia e Nova-s është akti human që e bën edhe më shpresëplotë vendimin që ajo ka marrë për t'i dhënë falas paruke, dy vajzave të mitura që po trajtohen me kemioterapi për shkak të sëmundjes së leuçemisë. "Ne e bëjmë me shumë zemër këtë akt, i ndihmojmë dhe u ofrojmë ndihmë këtyre kategorive shoqërore, për t'i bërë të ndihen jo të diferencuara nga shoqëria", shprehet Nova, e cila në këtë rrugëtim të suksesit është bashkë me të shoqin, e të dy realizojnë punë vërtet të mira.
Dhe kjo është fitorja e parë e tyre! Kur në pikënisje të çdo sipërmarrje vendoset shpirti dhe zemra, bëhen gjëra vërtet të mëdha! Ndaj, për të gjithë ju që doni flokë 100% origjinal, të materializuar në një paruke që i ngjan totalisht frizurës suaj, Nova Extensions Center & Paruke është zgjidhja ideale!
