Ka pushtuar rrjetin social me fotot e saj, dhe është kthyer në femrën më të klikuar në instagram! Të gjithë të çmenduar për Barbarën, thonë mediat italiane. Me një fizik të hatashëm, elegante, joshëse dhe super seksi, bashkëshortja e kampionit të motoçiklizmit, Niccolo Canepa është fiksimi më i ri i të gjithëve.
Barbara Fumagalli, e cila u martua shtatorin e kaluar me dashurinë e jetës së saj në një ceremoni luksoze në Liguria, tashmë është shndërruar në një fenomen shumë të ndjekur në instagram, pikërisht për shkak të fotove që ekspozojnë thuajse çdo pjesë të trupit të saj. Në mes tyre gjen edhe foto nudo!
Ajo duket vërtet një yll, dhe shfaqet në to në formë të shkëlqyer fizike, bashkë me partnerin e saj teksa shijojnë udhëtimet e shumta, darkat romantike, jetën e natës, etj!
Kanë të drejtë italianët që çmenden pas saj!