Kim Kardashian është e paparishikueshme. Ylli i serialit "Keeping Up With Kardashins" sot është brune, ndërsa nesër ka vendosur të bëhet bionde. Vetëm një muaj më parë Kim-i ndryshoi ngjyrën e flokëve, duke u bërë brune sërish, pas në kohe disi të gjatë bionde.
Mirëpo, tashmë Kim-i është bërë bionde, dhe për një arsye të veçantë. 38-vjeçarja ka treguar përmes postimeve të ndryshme në Instagram, se është bërë bionde pasi Kanye ia ka kërkuar një gjë të tillë. Dje ata kishin 4-vjetorin e martesës, dhe mesa duket reperit i pëlqen më shumë Kim-i bionde, dhe ia ka kërkuar si dhuratë për përvjetorin e martesës.