Bukuroshja Morena Taraku prej disa kohësh u vendos në Stamboll prej disa ditësh dhe na njohu me të dashurin e saj. Sasha Sobhani është miliarderi nga Teherani që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare Morena Taraku. Ishte vetë Sasha, ai që bëri publike lidhjen me Morenën përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqeshin të përqafuar.

Ata kanë kohë së bashku dhe ndihen mirë pranë njëri-tjetrit. Por, me sa duket, lidhja qenka më serioze seç duket. Ai ka vendosur të mësojë shqip dhe të shpreh dashurinë Morenës në shqip. Një foto të postuar në profilin e tij ai shkruan: ‘Të dua’, një mesazh shumë i bukur për Morenën dhe tepër i veçantë.

Ata kanë vendosur të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit, të jenë më pranë dhe të shijojnë pushimet, edhe pse puna ka angazhimet e veta.