Me penën e tij ai depërton në skutat më të thella të shpirtit, aty ku mpleksen të gjitha përjetimet personale. Pas "Zonja Z", botimi i tij i radhës, ka ngjallur jo pak interes tek vizitorët e Panairit të Librit në Prishtinë, por edhe tek pjesa dërrmuese e personazheve publik shqiptarë.
Albatros Rexhaj, shkrimtari i njohur nga Kosova është rikthyer në mënyrën e tij! Përmes botimit të tij më të ri që e ka quajtur "Kthimi", e që dukshëm ka marrë mbështetjen jo vetëm të atyre lexuesve ithtarë që e duan pa kushte letërsinë që ai prodhon, por edhe nga shumë VIP-a të famshëm që janë bërë bashkë si rrallëherë, duke krijuar një organizim të paparë në mbështetje librit "Kthimi", botimit më të ri të shkrimtarit Albatros Rexhaj. Nga Blendi Fevziu, Alketa Vejsiu, Valdrin Sahiti, Nevina Shtylla, Agnesa Vuthaj, Stela Sallaku, Irena Kita, Endrit Mërtiri, Jonida Maliqi, Greiss Petroviç, Renuar Locaj, Adel Lami, Stela Plaka, Dritan Shakohoxha, Orinda Huta, Xheraldina Vula, Ilda Bejleri, Viola Spiro, Ylli Limani, Donald Braho, Eni Koçi, Megi Ndokaj, Anisa Mukaj e Vesel Kurtishaj, janë vetëm një pjesë nga numri i madh i personazheve të njohur që e kanë mbështetur përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, promovimin e librit më të ri të Rexhaj.
"Kthimi" është publikuar për herë të parë ditën e djeshme në panairin e librit në Prishtinë, me sukses të madh që në nisje të tij. Interesi i blerësve dhe dashamirësve të letërsisë së shkrimtarit nga Kosova është dukshëm i madh. Nga java e ardhshme pritet të nisë shpërndarja në të gjitha libraritë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.
Shumë suksese për këtë botim të ri shkrimtarit të dashur për publikun, Albatros Rexhaj!