Për moderatoren e njohur shqiptare, sot është një ditë feste! Sepse nuk është vetëm një ditëlindje e zakonshme, por një ditë jubilare! Ornela Bregu mbush 40 vjeç! Dhe këtë ndjesi të bukur ka vendosur ta ndajë me të gjithë në instagram.

Kështu, ajo ka treguar përmes një fotoje një moment të bukur nga surpriza e këndshme që dy motrat e saj i kanë bërë Ornelës. E lumtur, dhe me një buqetë të bukur me lule në duar ajo shkruan në foto: "Festohet, s'festohet, mirë, keq. Bën, s'bën...eh ç'rëndësi ka...një vit tjetër plot mirësi e dashuri. Surpriza e motrave, motrat e shpirtit".

Shumë urime për moderatoren simpatike dhe një festë sa më të bukur e plot surpriza për të!