Ashtu siç u parashikua gjithçka në çështjen e finalizimit të ceremonisë martesore të supermodeles shqiptare Afërdita Dreshaj me sportistin e njohur çek Jakub Kindl shkoi perfekt. Nga detajet mbresëlënëse të kurorëzimit të dashurisë në altar tek darka me familjarët dhe të ftuarit VIP, dasma e çiftit të famshëm ishte kryefjala e medias rozë për fundjavën.

Por, siç duket ky është vetëm fillimi, sepse surprizat sapo kanë nisur. Pasi, Afërdita na bëri me dije lokacionin se ku do të kalonin muajin e tyre të mjaltit, ja ku na vijnë pamjet e para...Resorti luksoz në Karaibe, i kishte rezervuar çiftit të sapomartuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Nga mikpritja e petalet e trëndafilit, tek suita me pishinë brenda në dhomë dhe një pamje spektakolare që shtrihet para syve të tyre, gjithçka do ju lërë para fjalë. Për më tepër, duket se çifti ka lëvizur me një helikopter për të mbërritur në dhomën e resortit ku po qëndrojnë dhe janë akomoduar në një nga suitat më luksoze të resortit "Jade Mountain" në Karaibe.

Me siguri, që për Afërditën dhe bashkëshortin e saj këto do të jenë pushime të paharruara!