Një rubrikë e re tek Revista Class. Për të gjitha vajzat që nuk dalin nga shtëpia nëse flokët e tyre nuk janë në rregull, tashmë do të keni një rubrikë që do t’ju dedikohet vajzave, për t’i ndihmuar sadopak me ide të ndryshme modelesh flokësh që mund t’i realizojnë në shtëpi. Në më pak se 5 minuta ju do të jeni gati dhe nuk do të lini askënd t’ju presë gjatë.  

Sot së bashku me hairstylist e Class Hair and Makeup, Monaliza Kasaj kemi realizuar një model të thjeshtë me gërsheta, që ju vajza mund ta bëni: në plazh, në përditshmërinë tuaj për në punë, në shkollë ose thjesht për një kafe me shoqet. Ky model flokësh nuk merr kohë më shumë se 1 minutë dhe ju duhen për ta realizuar thjeshtë; kapëse të vogla dhe dy llastikë të vegjël për gërshetat. 

Ndoshta, keni parë shumë video të tilla në Youtube ose në rrjetet sociale, por kjo video e realizuar nga Class Hair and Makeup vjen shumë pranë jush, duke ju treguar hap pas hapi këtë model që ju shpëton gjatë ditëve të nxehta të verës. 

Ndiqni procedurën me foto dhe video:

1-Ndani flokët në dy pjesë 

2-Bëni dy gërsheta

3-Lidhini bishtat e gërshetave në anët e kundërta

4-Me kapëse fiksoni bishtat e gërshetave

Si ju duket rezultati?