Ka nga ato nëna që qajnë, që qajnë shumë, ka edhe nga ato që përtypen, i përcjellin lotët me zor, ka edhe të tjera që, të paktën në sytë e fëmijëve nuk e japin veten, por zemra ua di sa të forta janë rrahjet. Është njerëzore dhe këtë e dinë mjaft mirë të gjitha nënat që e kanë provuar.
Miriam Cani është në grupin e atyre nënave që ka nisur prej javësh ta përgatitë veten për këto emocione. Sa shpejt u rrit Ameli dhe sa shpejt i erdhi koha për të shkuar në kopësht…
Nëse e keni ndjekur me kujdes profilin e Miriamit apo edhe atë të Albanit, me siguri i keni vënë re fotot e Amelisë – një kukull e ëmbël, engjëllore e ëndërrimtare që i bën të gjithë për vete.
Ndërsa sot, është një fëmijë krejt tjetër. Të paktën nga kjo foto dhe nga përshkrimi që e ëma ka bërë në profilin e saj, Ameli duket e gjallë, e qeshur dhe e mezipritur për ditën e saj të parë në kopësht.
“Dita jonë e parë në kopsht. Emocionet e mia nisën shumë ditë e javë më parë, ndërkohë që Ameli sot ishte totalisht e relaksuar dhe u lumtura pa masë. Fillim të mbarë të gjithë fëmijëve!” – shkruan Miriami pas kësaj fotoje që nuk ka më nevojë për komente.
Ameli nuk e kupton dot sot, sa shumë rrahje zemre ka në zemrën e mamit. As nuk e di sa e gjatë dhe e mundimshme është kjo rrugë që ajo sapo ka nisur. Por, me siguri, e ndien se mami dhe babi, si dy artistë, më shumë se gjithçka tjetër, do t’i tregojnë asaj se vetëm kjo është mënyra më e mirë për të qenë e lumtur në jetë. Sepse artistët, këtë dinë të bëjnë më mirë se gjithçka tjetër: t’i japin botës lumturi përmes emocioneve të tyre.
Ka nëna që qajnë, ka edhe nga ato që përtypen nga emocionet. Si Miriami sot…