Çdo vit, më 23 gusht, vetë Flori nuk ka dëshirë të postojë ndonjë foto të veçantë me ndonjë shënim të veçantë. Që të shkruajë “Happy birthday to me” mbi foto, siç bëjnë shumë kolegë të tij, jo që jo, por edhe kur të gjithë miqtë e urojnë në rrjet, ai sërish hesht. Preferon më shumë të marrë vëmendje me punën që bën. I tillë ka qenë gjithmonë.
Por miqtë, të afërmit dhe fansat s’mund ta kalojnë pa vëmendje ditëlindjen e tij. Duke nisur që nga ata, çunat e Threedots, e për të vazhduar tek të gjithë të tjerët, bashkëpunëtorë, kolegë artistë, miq të hershëm, kush e njeh nga afër, e gjen kohën sot të postojë një foto me Florin për t’i uruar 36-vjetorin e lindjes.
Bruno, Klajdi Haruni, Shkurte Gashi, Getoar Selimi dhe shumë kolegë të tjerë artistë kanë postuar në profilin e tyre urimin për mikun e tyre, me mënyrën e tyre, ashtu siç e njohin ata.
Por duket se, si çdo vit tjetër, edhe sot, është zbuluar një nofkë tjetër që çunat ia kanë vënë mikut të tyre.
Nëse ju kujtohet, dy vjet më parë, kur Çiljeta Xhilaga i uronte ditëlindjen mikut të saj, zbuloi në mesazhin e saj edhe nofkën me të cilën ajo i thërriste (LEXO KËTU). Duke kujtuar vitet e para të bashkëpunimeve, spektaklet që organizonin, por edhe këngët që Flori ka bërë për të, Òªili zbuloi edhe një sekret, që shumica nga ne nuk e kishte ditur deri në atë kohë. Një pjesë e miqve, në atë kohë Florit i thërrisnin PiÒ«u.
Më vonë, janë po miqtë që kanë zbuluar edhe një nofkë tjetër me të cilën e identifikonin Florin – Sakanaq. Ndërsa sot, është Bruno ai që nxjerr edhe një emër tjetër të Florit – Luç.
Ne nuk dimë të themi pse, kohë pas kohe, Flori ka të tilla nofka, por meqë e shoqërojnë gjatë viteve dhe periudhave të ndryshme të jetës, me siguri për të janë një lloj ‘hajmalie’. Ose, të paktën, tregojnë miqësinë e ngushtë dhe afrimitetin që miqtë kanë me të.
Shkurte Gashi, nga ana tjetër, duke uruar mikun dhe bashkëpunëtorin e saj të ngushtë, ka zbuluar edhe një pjesë të festës që të gjithë miqtë i kanë bërë në mes të koncertit. Një tortë të bardhë me mikrofonin dhe çelësin Sol – simbolet e karrirës së tij, që tashmë janë kthyer në simbole jete.
Një urim special për Florin ka postuar edhe Getoar Selimi në Instastoryn e tij.