Pesha e aktores së famshme Angelina Jolie ka zbritur deri në 35 kg, por a është kjo shqetësuese për trupin e saj dhe atë që po i ndodh? Një burim për revistën “Star” ka treguar se aktorja po rrezikon seriozisht me shëndetin e saj pas rënies drastike në peshë.

Caroline Craven, nutricioniste, ka rrëfyer për HollywoodLife.com, cilat janë problemet serioze që i kanosen aktores nga rënia në peshë: “Mund të jetë edhe një peshë jo e vërtetë, por nëse është kjo pesha që Jolie ka tani është vërtet shqetësuese. Nëse një njeri ka zero yndyrë në trup, ka rrezik serioz për shëndetin” – shton ajo më tej. "Organet kanë nevojë për kalori për të funksionuar mirë dhe nëse nuk i marrin, atëherë janë të detyruar të ushqehen me rezerva. Çdo trup ka nevojë për një rezervë për të përballur një sëmundje, sidomos të këtyre përmasave. Për fat të keq, Hollywood-i tenton të jetë kockë e lëkurë”.

Sa për këshillat që mund t’i japë Angelina-s, Carolina tha se aktorja duhet të vendosë rigorozisht të shtojë në peshë përmes një diete të fortë. "Këshilla që do t’i jepja është një dietë urgjente për të shtuar peshë. Jolie duhet të ndjekë një dietë të fortë për të shtuar peshë, por ajo që i mungon është energjia. Nuk mundet të punojë dhe të vazhdojë projektet e saj nëse kjo energji i mungon”, – Craven.