Ata janë ndër çiftet më të pëlqyera të showbiz-t shqiptar. Prej vitesh së bashku, Venera Lumani dhe Lind Ismali reflektojnë dashuri për njëri-tjetrin kudo ku ndodhen. Pas propozimit romantik në Barcelonë, Venera dhe Lindi mesa duket janë fejuar zyrtarisht. Olti Curri përmes një postimi në Instagram, ka uruar dy miqtë e tij, nga ku kemi kuptuar se ata kanë bërë edhe një festë.

Venera dhe Lindi janë njohur gjatë “The voice of Albania” aty ku u dashuruan me njëri-tjetrin.

Dasma e tyre me siguri nuk do të vonojë dhe siç ka thënë Venera kur mori propozimin, do të jetë një dasmë e madhe me shumë të ftuar. Ne mezi po e presim!