Ka disa arsye pse Parisi është një ndër qytetet më vizituara nga turistët. I njohur si “Qyteti i dritave” ose “Qyteti i dashurisë”, rrugët e Parisit janë të mbushura me kulturë, art, bukuri dhe histori. Mirëpo, përveç këtyre gjërave që të gjithë i dimë në përgjithësi për Parisin, ka edhe nga ato “sekrete” ose fakte interesante që ju mbase nuk i keni lexuar më parë për kryeqytetin e Francës. Në këtë artikull do të keni mundësinë të lexoni disa prej tyre dhe mbase do të çuditeni nga këto fakte surprizuese.
1-Besojeni ose jo, Parisi ishte fillimisht një qytet romak i quajtur "Lutetia".
2- Kulla Eiffel duhej të ishte një instalim i përkohshëm, i cili kishte për qëllim të qëndronte për 20 vjet, pasi u ndërtua për Panairin Botëror në vitin 1889.
3-Thuhet se në Paris ka vetëm një shenjë “Stop” në të gjithë qytetin.
4- Një apartament në Paris qëndroi i mbyllur për 70 vite edhe pse qiraja e tij paguhej çdo muaj. Kur qiramarrësi vdiq, brenda u gjet një pikturë nga Boldini me një vlerë më shumë se 2 milionë dollarë.
5- Ka të paktën tre kopje të Statujës së Lirisë në Paris. Më e famshmja prej tyre ekziston në një ishull në mes të Seine-s dhe është shumë e ngjashme me atë që është në New York.
6- Zilja kryesore e katedrales së “Notre Dame” quhet Emmanuel dhe peshon mbi 13 ton.
7- Ekzistojnë 6100 rregulla të rrugëve në Paris. Rruga më e shkurtër, Rue des Degrés, është vetëm 5.75 metra e gjatë.
8- Vizitorët në Kullën Eiffel duhet të ngjisin 1665 shkallë për të arritur në krye, nëse nuk marrin ashensorin! Ndërsa për t’u ngjitur në bazilikën e Sacré Coeur janë 270 shkallë.