Pritjes së ëmbël i erdhi fundi. Sipas Iconstyle, moderatorja e njohur Jona Spahiu ka sjellë në jetë një djalë. Jona fillimisht e mbajti të fshehtë shtatzëninë, por më pas e kishte të pamundur të mos tregonte këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj. Së fundmi jeta e moderatores së njohur ka ndryshuar goxha shumë, pasi më 10 qershor i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë lidhjen e saj të gjatë me Frenkli Ymerin.

Ata tashmë janë bërë edhe prindër të një djali, emri i së cilit nuk dihet ende. Gjithsesi, Jona me siguri në ditët në vijim do të tregohet bujare, duke na njohur ndoshta edhe me të birin. Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushit të Jonës!