Është interesante gjithmonë të zbulohen lidhje gjaku mes personazheve të njohur të showbiz-t shqiptar, sidomos kur kemi të bëjmë me marrëdhëniet motër-vëlla. Ndoshta e dinit ose jo, por Dj Sardi ka motër spikeren e njohur të lajmeve, Fjoralba Mishaxhi. Tirana Post ka zbuluar se spikerja e cila jeton në Angli tashmë është motra e Dj të famshëm shqiptar.
Ajo është gjithashtu vajza e Flamur Shehu, pra për rrjedhojë është motra e Dj Sardit. Sardi përveç Fjoralbës, ka edhe një vëlla.
Por kush është Fjoralba Mishaxhi (Shehu)?
Profili i një spikereje lajmesh të cilën duhet ta kenë model shumë të reja. Qetësia dhe korrektësia me të cilën Fjoralba transmetonte lajmet nuk ngjante me asnjë model të parë më herët në ekran. Rrugën në ekran e nisi në rininë e saj, me programe e spektakle në TVSH për ta kaluar disa vite më vonë në ekranet e sapohapura me formate të ndryshme, derisa veten e gjeti në Tv Klan te lajmet. Prej vitesh, Fjoralba është larguar nga Shqipëria për t’u transferuar përfundimisht në Angli së bashku me familjen. Megjithëse, në pamje të parë, duket se ekrani është një konsum i madh që harron kush hyn e kush del nga ajo derë, Fjoralba është nga ato imazhe që nuk harrohen lehtë. As zëvendësohen. Askush si ajo, nuk hyn e nuk del pa bërë as më të voglën zhurmë, as para dhe as prapa kamerave.