Me siguri rastësisht, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë bërë të njëjtën zgjedhje fustani në American Music Awards. Ndryshojnë ngjyrat, por modeli është i njëjti. Edhe pse e klasifikuar tek veshjet jo të bukura të këtij eventi, Dua Lipa dukej interesante me fustanin e bardhë me supe të rëna.
I fryrë në pjesën e poshtme, ky fustan ndoshta nuk ka qenë zgjedhja më e mirë e saj, por për sa kohë Rita dhe Dua kanë bërë të njëjtën zgjedhje mund të jetë edhe tendencë. Rita në fakt ka preferuar supe jo të rëna dhe ngjyra e fustanit të këngëtares me famë botërore është e zezë, me pak gri dhe me lule te vogla. Dua e ka shoqëruar këtë fustan me një varëse, ndërsa Rita ka preferuar që gjithë vëmendjen ta marrë fustani. Vajzat sigurisht që këtë zgjedhje e kanë bërë pa u konsultuar, pasi siç thuhet, ato nuk flasin me njëra-tjetrën…