
Shumica e njerëzve besojnë se një dashuri e re mund të shërojë një ndarje të dhimbshme të së kaluarës. Gjithsesi, psikologët janë të sigurt që ju duhet pak kohë për të kaluar ndarjen e lidhjes që keni patur, në mënyrë që të jeni gati për atë që ju pret. Ndonjëherë, njerëzit kur ndahen mendojnë se nuk do të mund ta gjejnë sërish lumturinë.
Epo, e kanë gabim dhe me siguri dhimbja nuk i lejon të shikojnë qartë. Çdo gjë në jetë është kalimtare, prandaj mos ia mohoni vetes mundësinë për të përjetuar një dashuri të re. Më poshtë do të lexoni 7 shenjat që tregojnë se ju jeni gati për një dashuri të re edhe pas ndarjes së dhimbshme që keni kaluar:
E shkuara nuk ju shkakton emocione negative
Frika se mund të takoni sërish ish-in tuaj është zhdukur. Nuk keni më nervozizëm sa herë e mendoni. Sa herë ju vijnë në mendje kujtime nga e shkuara, ndiheni mirënjohës për gjërat e mira që ju ka dhënë ai njeri. Të gjitha këto shenja nënkuptojnë se jeni duke lëvizur nga ndjenja e kaluar dhe ju duhen emocionë të reja në jetë.

Nuk keni frikë nga vetmia
Pas një ndarje, vetmia është “shoqëruesi” më i mirë. Ju keni nevojë për të qëndruar vetëm pasi në këtë mënyrë ju po e prisni atë për t’u kthyer. Kontrolloni në çdo moment celularin tuaj për mesazhe të reja. Nëse ju keni reshtur së pritur në vetmi atë, atëherë ju nuk keni më ndjenja për të.

Ju keni interesat dhe miqtë tuaj
Kur jeni në një marrëdhënie, ju filloni me vetëdije të miratoni interesat e partnerit. Pas ndarjes, këto interesa nuk qëndrojnë më. Nëse keni filluar të kujdeseni më shumë për interesat tuaja dhe të mendoni më shumë edhe për miqtë që ju rrethojnë, atëherë ju jeni shkëputur nga rutina e lidhjes me partnerin tuaj dhe jeni gati për një fillim të ri. Pra, me pak fjalë jeta juaj nuk rrotullohet më rreth atij.

Ju keni një reagim të qetë ndaj lidhjeve të të tjerëve
Ju mund të shikoni tashmë histori dashuri pa lot dhe jeni vërtet të lumtur kur miqtë tuaj martohen ose kanë ndjenja të sinqerta për njëri-tjetrin. Ju nuk jeni xheloz për miqtë që e kanë gjetur lumturinë përpara jush sepse ju e dini se kjo gjë do të ndodhë dhe me ju shumë shpejt.

Ju jeni gati për takime të reja
Ideja se do të duhet të flasësh sërish për veten në një takim të ri nuk të shqetëson më. Përkundrazi, ju keni më shumë për të thënë për veten tuaj, pasi e keni njohur akoma edhe më shumë karakterin pas ndarjes së fundit.

Aftësia për të thënë “Jo”
Koha që keni kaluar vetëm, ju ka shërbyer që të caktoni kufijtë tuaj dhe e dini me siguri se çfarë partneri ju duhet. Keni mësuar për të thënë “Jo” nëse diçka nuk ju bën më të lumtur.

Jeni të gatshëm për kompromis
Kufijtë tuaj mund të jenë të rreptë, por në të njëjtën kohë kuptoni se partneri juaj i ardhshëm do të ketë diçka që nuk ju pëlqen. Ju jeni gati të diskutoni dhe të bëni kompromis. Nga ana tjetër, edhe ju jeni gati të hiqni dorë nga zakonet tuaja të këqija dhe të punoni më shumë me veten për t’u përmirësuar.

