Veshjet e Zonjës së Parë të Amerikës shkaktojnë shpesh debate. Xhaketa e saj Zara, që veshi në vizitën që u bëri fëmijëve refugjatë, hapi debate të shumta, pasi në të shkruhej: “Mua nuk më intereson, po ty?”. Po ashtu, ajo u diskutua për helmetën që mbante në kokë në një vizitë që bëri në Parkun Kombëtar të Nairobit, Kenia. Së fundmi, Melania Trump sërish u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së saj.

Më 26 dhjetor, Zonja e Parë mbërriti në Joint Base Andrews e veshur me një pallto jeshile, e cila dukej si një minifund, për shkak se ajo e kishte veshur me një palë pantallona në ngyrën e lëkurës që të jepnin përshtypjen se nuk kishte veshur asgjë. Të mos ishte për rrudhat që formojnë te gjunjtë kur ecën, as ne nuk do ta kishim dalluar që Melania mbante veshur pantallona. Të gjithë u fokusuan te veshja e saj, me të cilën ia doli të tërhiqte vëmendje edhe një herë.