I gjithë problemi i vajzave kur dalin qoftë; për një darkë, për jetë nate, apo edhe kur shkojnë në punë ose shkollë: është vonesa. Nuk e dimë se pse ngatërrohen dhe vonohen aq gjatë. Mirëpo, në ditët e sotme falë videove të ndryshme në Youtube ose në rrjetet sociale, vajzave iu është lëhtësuar disi jeta duke mësuar më mirë se si të bëjnë një grim perfekt ose si të realizojnë një model flokësh në pak minuta.
Hairstylist e Class Hair and Makeup Monaliza Kasaj ju vjen në ndihmë me një model të thjeshtë në realizim nëse këto ditë festash do të dilni për një darkë romantike me partnerin. Gjithçka çfarë ju duhet janë disa karfica dhe dy llastikë të vegjël. Më poshtë mund të shikoni videon e realizimit të këtij modeli.