Edhe nëse je personazh publik, mund t’ia dalësh të “fshehësh” lidhjet e dashurisë kur e ke si qëllim (kuptohet). Ka nga ata vipa që bëjnë çmos për ta shijuar në privatësi lidhjen e tyre dhe ia dalin. Flaka Krelani duket të jetë njëra prej tyre. Këngëtarja e njohur nga Kosova nuk e ka pranuar asnjëherë që është në një lidhje dashurie, mirëpo fakti që publiku nuk e di nuk do të thotë se ajo nuk është në një romancë.

E ftuar në emisionin “Prive”, Flaka ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie dhe se gjërat e personale të saj i di vetëm familja.

 “Hera e fundit që kam qenë në lidhje, por publiku nuk e ka ditur, vazhdon akoma të mos e dijë, se vetëm familja ime është ajo që mund të dijë gjërat e mija personale”,-është shprehur këngëtarja.