Festat janë për familjen. Krishtlindjet dhe Viti i Ri i bashkon më shumë njerëzit, kudo ku ata ndodhen. Është bërë e modës tashmë që në fund të vitit të realizohen edhe sete forografike familjare ose për fëmijët. Familja Mamaqi ka zgjedhur të realizojë një set fotografik për festa, tashmë që familja e tyre është zgjeruar dhe këtë vit festojnë bashkë me Sian. Mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”, përmes videove të ndryshme Ami dhe Ermali na prezantuan me Sian bebe.

Mirëpo, në këtë set të ri fotografik Sia shfaqet më ndryshe, pasi sigurisht është rritur më shumë. Ajo është 9 muajshe dhe madje ka edhe modelin e saj të flokëve me dy bishta të vegjël. Joeli tashmë 5 vjeç vazhdon të zbukurohet dhe është një fëmijë mjaft i qeshur. Portreti i tyre familjar është ideali i festave!