Ka pasur disa emra që kanë mbetur në mendjen e të gjithëve këtë vit. Përpara se të publikonim kandidaturat për personazhin e vitit, ju kemi kërkuar juve të na shkruani për emrat që mendonit se kanë bërë gjëra të mira gjatë 2018-ës. Në fakt fituesit janë edhe sugjerimet tuaja. Nëse bën mirë në jëtë, me siguri që do të shpërblehesh. Edhe muzika është një prej kënaqësive të jetës, prandaj edhe ju e keni votuar Flori Mumajesin si personazhin e vitit 2018. Me pothuajse 20 vite karrierë Flori na ka sjellë këngë të mrekullueshme që do të mbeten gjatë në memorien e të gjithëvë. Nga 6726 vota Flori ka mbledhur 23 për qind të tyre.

Në vend të dytë pas muzikës, vijnë dy personazhe që misioni i tyre është humanitar. Arbër Hajdari me fondacionin “Fundjavë Ndryshe” dhe Elvis Naçi me Fondacionin Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus kanë arritur të ndihmojmë shumë njerëz në nevojë.

Është bukur të shikosh se si shqiptarët e vlerësojnë humanitetin e të tjerëve, pasi në vend të tretë kanë renditur modelen e njohur Emina Çunmulaj e cila këtë vit më shumë se asnjëherë tjetër ka ndihmuar personat në nevojë se bashku me Arbrin duke ju ndërtuar madje edhe shtëpi nga e para.

Këtë vit me anë të këtij sondazhi janë bërë bashkë muzika dhe humanizmi.