Në Ora News kemi parë që janë realizuar disa kamera të fshehta mjaft interesante, ku në qendër kanë qenë personazhe të njohur të këtij ekrani që kanë rënë në kurthin e stafit të tyre. “Viktima” e radhës ka qenë moderatorja e njohur Roza Lati. Ajo njihet për natyrën e saj ekspresive dhe në momentin që diçka nuk ka shkuar mirë gjatë regjistrimit të emisionit të saj, Roza ka shpërthyer paksa. E ftuara në emision ka qenë Fifi dhe kjo e fundit e ka lajmëruar në momentin e fundit që nuk mundet të shkojë në "Why not" pasi ka qenushin sëmurë në spital.

Kafshët janë pika e dobët e Rozës dhe sigurisht që e ka mirëkuptuar, mirëpo stafi e ka nxitur Rozën të bëhet me nerva. Pasi kanë debatuar për disa minuta, ka qenë vetë Fifi ajo që e ka lajmëruar Rozën që është një kamer e fshehtë. Roza nga nervat edhe pse e buzëqeshur ka hedhur tutje celularin, i cili shpresojmë të mos jetë thyer shumë…