Vetëm dy ditë pas vizitës në Birkenhead, Meghan Markle sot është në një tjetër aktivitet. Dukesha e Susses-t ishte në The Mayhew, një organizatë bamirëse që promovon mirëqenien e kafshëve. Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetëse besnike e të drejtave të kafshëve përpara se të bëhej pjesë e familje mbretërore. Dy qentë e saj, kur ajo u martua me Princin Harry, u dhanë për birësim në një familje.
Mirëpo, si gjithmonë cilado qoftë kauza e Meghan, sërish e tërheq vëmendjen veshja e saj. E njohur për stilin e saj të veçantë, Meghan shpenzon shumë për veshjet, më shumë se kunata Kate. Gjithsesi, sot ajo ka vendosur të kombinojë Armanin me H&M. Dukesha ka zgjedhur një pallto nga Armani dhe një fustan bezhë shtatzënie të markës H&M.
Ky fustan nëse ju pëlqen dhe jeni në pritje të ëmbël njësoj si Dukesha Meghan, mund ta blini për 35 dollarë.