Ndërsa, ka marrë një periudhë pushimesh nga masteri që po zhvillon aktualisht në Londër, trashëgimtarja e pasur e Top Channel është duke shijuar këto ditë qëndrimin pranë familjes në Tiranë, gjë të cilën na e ka dëshmuar edhe përmes fotosh të postuara në Instastory-n e saj! Kështu, mbrëmjen e djeshme Lori Hoxha ka zgjedhur që ta kalojë e ulur në divan, pranë motrës së saj Sarës dhe mikeshës së tyre të ngushtë. E ndërkohë, që me siguri kanë shijuar muhabetet e këndshme prej vajzash e ndonjë film interesant, Lori ka vendosur që t'u japë mundësi ndjekësve të saj në Instagram që t'i drejtojnë pyetje të ndryshme përmes "Ask me a question"!
Në morinë e kurioziteteve të mijëra fansave të saj, një prej pyetjeve ka qenë edhe ajo se cilat janë tre gjërat që e acarojnë më shumë Lori Hoxhën. E drejtpërdrejtë dhe direkte, fashionista e njohur shqiptare është shprehur se: "Padrejtësia, mosmirënjohja dhe injoranca”, këto janë padyshim tre gjërat që e acarojnë më shumë atë.
E ndërsa na njohu me këto tre gjëra që vërtet e acarojnë atë, Lori na tregoi përmes një fotoje edhe një pjesë nga shtëpia e saj, ngjyrat dhe arredimi dhe gjithçka duket kaq e bukur!